Veprimtari dhe filantropi i shquar shqiptar, Lazim Destani, është i pranishëm kudo ku ka aktivitete kulturore dhe kombëtare, shkruan “Kosovarja”.
Se është kështu flet më së miri pjesëmarrja e tij ditën e djeshme në Manifestimin Tradicional Letrar “Azem Shkreli”, që u organizua në Dyseldorf të Gjermanisë.
Ndër të tjerash, filantropi shqiptar, Lazim Destani, thotë:
“Ishte kënaqësi pjesëmarrja në manifestimin Takimi Tradicional Letrar “Azem Shkreli”. Ky aktivitet letrar e kulturor, që mban emrin e shkrimtarit e veprimtarit Azem Shkreli, u mbajt sot në ambientet e Klubit Ekonomik të Dyseldorfit.
Nën organizimin e Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, këtu u bën bashkë shumë krijues, artistë e letrarë, si dhe adhurues të fjalës së shkruar shqipe.
Me opusin e tij krijues, Azem Shkreli zë vend nderi në letërsinë shqipe. Poezia patriotike e Azem Shkrelit e bën atë të shquhet si njëri ndër lirikët tanë më modern.
Nga kjo pjesëmarrje u ndjeva i nderuar që pata rastin ta përshëndes auditorin, si dhe artistët e krijuesit tanë në diasporë”.