fbpx

Lazim Destani : Sakrifica ka të mirën e përgjithshme, jo të mirat vetanake

nga Revista Kosovarja

Ne si qytetarë të vendit tonë, duhet të punojmë në promovimin e paqes, hapjen e vëllazërisë dhe tolerancës, larg konflikteve dhe luftërave, gjithnjë të gatshëm për t’i konsoliduar vlerat e vëllazërisë dhe bashkëjetesës njerëzore , thotë filantropii njohur Lazim Destani me rastin e Festës të Kurban Bajramit

Z. Destani , me këtë rast kujtoi vlerat e solidaritetit dhe sakrificës që na përkujton kjo festë duke thënë se – nuk jemi atë që kemi secili, por jemi ajo që ua japim të tjerëve – pra, jo sa mbajmë për vete, por çka ndajmë me të gjithë.

Gatishmëria për sakrificë si vlerë dhe shembull, ndihma e solidariteti me të varfërit dhe të afërmit, shënojnë këtë festë për të cilën ua dëshiroj zemrat dhe sofrat të mbushura përplot.

Mbarësia e mirësia, shëndeti e lumturia, qofshin gjithmonë me Ju! Sakrifica gjithmonë ka për synim tjetrin, jo veten.

Të mirën e përgjithshme, jo të mirat vetanake U shtoftë solidariteti e shpirtmirësia ndër ne, bën thirrje Lazim Destani , si gjithmonë edhe kësaj radhe në ditën e festës së Kurban Bajramit

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]