Para seancës votuese për votimin e qeverisë Hoti, LDK, ka dilema me disa anëtarë të lartë të partisë që kanë pozita deputetësh.
Nuk është hera e parë që LDK, ballafaqohet me këso problemesh. Edhe në legjislaturat e mëparshme, prej kur kjo parti merr rol qeverisës, disa anëtarë të saj në pozitat e deputetëve rebelohen duke mos qenë në vijën partiake. Këtë defekt, LDK zakonisht e arsyeton me shprehjen “demokraci e brendshme”, edhe pse kjo nuk është aspak demokratike.
LDK e ka në traditë këtë dukuri, e cila mund të kërcënojë edhe nesër kur të votohet qeveria Hoti. Kur ka rebelime partiake që rrezikojnë numrat për të bërë qeverinë që e merr pikërishtë kjo parti, kjo nuk është demokraci e brendshme.
Ka raste kur LDK-në e ka nxjerrur nga situatat e ngjashme PDK-ja, sikur , kur ishte zgjedhur Isa Mustafa kryeminsitër qeverie, kur disa deputetë të saj nuk e kishin votuar kryeministrin e qeverisë që vinte nga radhët e saj.
Për të qenë korrekt, LDK e ka mandatuar Vjosa Osmanin për kryemnistre në zgjedhjet e 6 tetorit dhe kanë fituar aq sa ka fituar. Isa Mustafa me LDK-në, i kanë dalë hakut zonjës Osmani. Vjosa Osmani e ka pasë një hidhërim me LDK-në e Isa Mustafës , i cili është llogaritur si i përfunduar me mandatimin e saj për kryeminsitre të vendit,por nuk doli ashtu.
Përkundrazi doli që edhe disa figura të rëndësishme të LDK-së , nuk janë në vijë me LDK-në .Disa prej tyre po rikthehen me zor,apo pas shumë konsultimesh me organet e partisë dhe bazën deleguese prej nga vinë, por ajo që mbetet brengosëse është se brenda LDK-së sjelljet në kundërshtim me partinë të disa figurave kryesore, nuk janë bash për shkak të demokracisë së brendshme partiake siç e ka zakon ta thotë Lutfi Haziri.
Organet e partisê duhet të ndalen dhe ta vlerësojë qëndrimin e vet në raport me rebeluesit. LDK duhet të vlerësojë, pse të rebeluarit e kësaj partie po bëjnë protagonizëm të dëmshëm për LDK-në duke dalë në anën e kundërt të partisë ,pikërisht kur asaj i duhen votat dhe fuqia dhe pakontestueshmëria partiake. Luta,duhet të mos e arsyetojë më këtë sjellje të disa individëve të rëndësishëm me sjellje demokratike, por duhet të diagnostifikojë saktë sjelljen e tyre në mënyrë, që partia t’i evitojë rebelimet.
Luta është gjokeri i partisë që shërben për ta ofruar LDK-në me secilën parti që i duhet pushteti dhe koalicioni. Nëse i duhet LDK-së për shembull VV-ia, Luta është ai që i “vllaqit të gjitha”, nëse i duhet me PDK-në marrëveshja, është Luta që gjithashtu i rrafshon problemet, por edhe nëse duhet shkuar me të tjerët , është Luta që e luan rolin.
Luta, është mirë të merret më shumë më evitimin e problemeve brenda partisë , duke krijuar një standard sigurie të qëndrueshme për të mos rrezikuar LDK-në nga fraksionimi , sikur ka ndodhur disa herë dhe sikur ka mundësi të ndodh përsëri tash. Safet Krivaca /Kosovarja/