Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Studentët kosovarë në Evropë “hapin të pame” para ambasadave

nga Revista Kosovarja

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që i dha të drejtë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkaktuar bujë jo vetëm në Kosovë, por edhe në diasporë.

Me vendimin e ri, mund të formohet Qeveria e Hotit, nëse arrin që të votohet në Kuvendin e Kosovës.

Disa studentë kosovarë që jetojnë në Evropë kanë realizuar një protestë në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit, duke e shpallur të vdekur “rendin kushtetues të Kosovës”.

Sipas njoftimit, protestën e kanë organizuar në pesë qytete evropiane, duke “hapur të pame” para ambasadave dhe konsullatave të Kosovës në Londër, Berlin, Frankfurt, Bernë, Gjenevë dhe Cyrih, përcjell albinfo.ch.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ne, studente dhe studentë në mërgatë, edhe pse fizikisht larg nga njëri-tjetri, jemi bashkuar sot për të mbështetur e për t’u solidarizuar me shqetësimin dhe zemërimin e madh qytetar që ka shkaktuar vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Në Londër, Berlin, Frankfurt, Bernë, Gjenevë dhe Cyrih jemi mbledhur para ambasadave ose konsullatave të Republikës së Kosovës, ku kemi vendosur një karrige e mbi të një peshqir të bardhë, lule e lajmërimin ku, ndër të tjera, shkruhet: ‘me dhimbje të thellë ju njoftojmë se në orët e vona të datës 28 maj 2020, u nda nga jeta në moshë të re Rendi Kushtetues i Kosovës. Ngushëllimet mund t’i shprehni duke vizituar Ambasadën ose Konsullatën, por edhe nëpërmjet telefonit ose letrave postare’”, thuhet në deklaratën e grupit të studentëve kosovarë që ka organizuar këtë protestë.

Ky instalacion do të mbetet para ambasadave e konsullatave deri më 7 qershor.

“Kosova e ëndrrave tona është demokratike dhe e zhvilluar! Është një vend ku duam dhe duhet të mund ta imagjinojmë të ardhmen!”, thuhet në njoftimin e studentëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]