fbpx

LDK-ja një hap para fundosjes!

nga Revista Kosovarja

LDK-ja mund të futet edhe në një krizë grushti vendimtar, pas vendimit për t’i bërë kuorumin Vjosa Osmanit, shkruan “Kosovarja”.

Kryetari Lumir Abdixhiku ka reflektuar në dëm të partisë dhe dëmin e ka vlerësuar votë për shtetin!

Shteti, ndërkohë, nuk do të mbetej pa president, edhe nëse LDK-ja do ndiqte rrugën normale dhe logjike që partia të mos e votojë personin që ia ka kthyer shpinën partisë.
Mbajtja e disa takimeve, për të ardhur te vendimi për t’i bërë kuorumin zonjës Osmani për presidente, nuk ka qenë e lehtë.

Ka pasur zëra kundërshtues për një vendim të tillë, por klani i zonjës Osmani, në ish-partinë, e ka luajtur rolin ashtu sikur flitej para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Dihet se disa deputetë të LDK-së do të aderonin te një parti e re, që do ta formonte ish-kolegia e tyre, por ajo mbeti në “Vetëvendosje” dhe tani arsyetimi i Abdixhikut se po votohet një kandidate që ka marrë 300 mijë vota është shokues, meqë shifra prej 300 mijë votash është dhënë për “Vetëvendosjen” dhe në dobi të Albin Kurtit.

Dhe, pas këtij akti, në të cilin është marrë vendimi që t’i bëjë kuorumin Vjosa Osmanit, pritet një zhgënjim edhe më i madh brenda kësaj partie.

Është folur vazhdimisht se një grup krerësh të LDK-së i qëndrojnë besnike Vjosa Osmanit, edhe pse ajo e braktisi partinë ku u rritë politikisht.

Ata, herë do kur, do të shkojnë pas saj në “Vetëvendosje” apo në partinë e re që eventualisht do e formojë Vjosa Osmani.

Çka tutje?
Besohet se LDK-ja edhe më tutje do të futet në një krizë më të thellë, sepse partia nuk ka rezultuar me një unitet rreth mbështetjes së zonjës Osmani për presidente.

Normale do të ishte që LDK-ja të mos bëhej servile deri në këtë masë, duke shpresuar në ndonjë benifit pas pesë vjetësh, kur presidentja ta kryej mandatin.

Sidoqoftë, udhëheqja e LDK-së aktuale e ka goditur edhe një herë elektoratin e vet, duke reflektuar në dëm të interesit partiak dhe të votuesve të saj. Safet Krivaça /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]