fbpx

LDK’ja me një proces të ri partiak, deklarohet Abdixhiku

nga Revista Kosovarja

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se që nga sot subjekti politik që përfaqëson do të fillojë procesin konsultativ dhe përgatitor për zgjedhjet lokale të këtij viti.

Abdixhiku me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ bëri të ditur se ka ftua për takim kryetarët e degëve të LDK’së për të diskutuar këto çështje, shkruan Insajderi.

“Kohë për të humbur më nuk kemi. Zgjidhje dhamë; zgjidhja jonë aty mbetet – kurdo që janë të gatshëm të tjerët. Deri atëherë, përtej gjithë bllokadës që na shërbehet pa vizion, përtej mbledhive repetitive 48 orëshe pa ndonjë qëllim, LDK do të merret me proceset e veta përpara, aty ku s’mund të na kurthojnë. Do të merret me Zgjedhjet Lokale”, ka deklaruar Abdixhiku.

“Si fituese e zgjedhjeve të fundit lokale, me 9 komuna në qeverisje dhe me 206 këshilltarë lokal, po himë në këtë proces me plot vullnet e me plot bindje. Po himë dhe me plot përgatitje. Plot 6 muaj kohë. Prandaj, nga sot nisim konsultimet e brendshme për kandidatët për Kryetarë të Komunave e për këshilltarë lokal. Për nominimin e njerëzve me integritet e vullnet për të shërbyer në secilin qytet”, thotë ndër të tjera ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]