Të bëhesh nënë është një nga ndjesitë më të bukura në botë, e aq më shumë kur sheh se trupi yt po ndryshon formë.
Kjo ka ndodhur edhe me artisten e njohur shqiptare Ledina Çelo, e cila ka folur rreth shtatzënisë së saj të disa viteve më parë. Çelo është shprehur në podkastin me Orinda Hutën se i kanë pëlqyer shumë ndryshimet e formave trupore për shkak të shtatzënisë edhe pse tani 25 kilogram të shtuara i duken shumë.
“Unë shtova kile, më pëlqente trupi ashtu siç po rritej. Dilja para pasqyrës dhe më pëlqente trupi ashtu siç po rritej, se unë se kisha parë ndonjëherë veten me forma, me një gjoks pak të rritur edhe shtova 25 kg. Që ishte shumë në fakt” u shpreh Ledina.