fbpx

Ledri sqaron raportin e tij të sotëm me Faton Shoshin

nga Revista Kosovarja

Pak më shumë se një javë më parë, Ledri u pa në shoqëri me Faton Shoshin.

Kur dyshja prishën marrëdhëniet vjet më parë, ishte bërë kryelajm në mediat rozë.

Ata janë parë sërish bashkë në jug të Shqipërisë, konkretisht në Folie Marine. Fotografia që shihni më poshtë u publikua nga një mik i përbashkët.

“Unë e kam vazhduar miqësinë me Fationin, por ai ka edhe portalin “Indeksonline” dhe është fokusuar të pjesa e medias”, tha Ledri në një intervistë për “Pardon my french”.

“Marrëdhënia është shumë e mirë. E respektoj shumë. I vetmi njeri që ndjehet rehat nën lëkurën e vet. Më shkruan ‘Ku je o artist me A të madhe’. Raportet janë të mira por është një kohë që s’kemi bërë diçka”, shtoi ai më tej.

Shoshi ishte për shumë vjet menaxheri i reperit po ashtu edhe i Era Istrefit, artistë të cilët kanë arritur suksese të jashtëzakonshme me të.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]