fbpx

Lekaj e quan mashtruese Qeverinë Kurti: Me mashtrime ka ardhë dhe me mashtrime do të shkojë

nga Revista Kosovarja

Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj, përderisa ka komentuar kërkesat e Sindikatës së Policisë së Kosovës, e ka quajtur mashtruese Qeverinë Kurti.

Ai në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se “me mashtrime ka ardhë dhe me mashtrime do të shkojë” duke vënë theksin në qeverisjen aktuale.

“Po sa i përket kërkesave të Sindikatës së Policisë janë legjitime të pranueshme dhe të arsyeshme. Ajo që vlen të theksohet me këtë qeveri nuk pritet që të realizoj as takime as dialog social sepse e kemi parë që këto tri vite dhe mendoj që kjo është goditja më e rëndë që i bëhet uniformës së Kosovës prej atyre që 24 orë janë për të ofruar siguri për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të injorohen këtë mënyrë nga qeveria dhe ministria përkatëse, është e pakuptimtë, mendoj që ata me të vërtete kanë mbetur të vetmuar dhe nuk do t’i realizojnë kërkesat e tyre, sepse kjo qeveri është mashtruese me mashtrime ka ardh dhe me mashtrime do të shkoj”, ka deklaruar Lekaj.

Deputeti i PDK’së, Rashit Qalaj, në anën tjetër ka thënë se institucionet përgjegjëse duhet të ulen me Sindikatën e Policisë dhe të gjejnë një zgjidhje.

“Ne vazhdimisht ne po dëgjojmë edhe nga sindikata e Policisë që nuk ka ndonjë avancim në realizimin e kërkesave të tyre, kërkesave të drejta dhe shumë të nevojshme për Policinë e Kosovës, realisht është dashur të bëhen shumë takime mes sindikatës dhe Ministrisë së Brendshme, menaxhmentit të Policisë, dhe Qeverisë mënyrë që gradualisht të fillohen të plotësohen kërkesat e Policisë, normalisht gjithmonë një dakordim në mes palëve që janë të përfshira aty. Me sa e pashë një reagim të sindikatës para dy, tre dite ata prisnin që t’i ftoj ministri i Punëve të Brendshme. Nuk kam informacione nëse i ka ftuar apo jo mirëpo mendoj që urgjentisht që duhet të ulen dhe sa më shpejtë që është e mundur të fillojnë realizimin e plotësimit të kërkesave”, thotë Qalaj.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]