148
Lëkundje tërmeti u ndjenë mbrëmjen e kësaj të diele në vendin tonë. Tërmeti ra në orën 22:13.
Të dhënat paraprake nga EMSC flasin për një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter. Lëkundjet e kishin epiqendrën 4 kilometra nga Lezha dhe 55 kilometra nga Tirana.
Tërmeti raportohet paraprakisht se kishte një thellësi prej 10 kilometrash.