fbpx

Lëndime në kokë, lajmërohet Atdheu pas aksidentit

nga Revista Kosovarja

Ditën e djeshme (7 Tetor) ish – konkurenti i Për’puthen, Atdhe Xheravina u përfshi në një aksident rrugor.

Shkaktari i këtij aksidenti ka qenë dalja e gabueshme e parkimit të një tjetër makine, shkruan “Kosovarja”.

Së fundi, disa burime të “Kryefjala.com”, kanë treguar se djaloshi ka pasur lëndime në kokë, ndërsa ka pasur edhe dëme materiale.

Atdheu po ashtu u lajmërua edhe në llogarinë  e tij në Instagram i cili ka postuar një status në InstaStory ku edhe ka falënderuar për ata që i kanë uruar shërim të shpejt.

“Familjarë, miq dhe dashamirë në pamundësi që të ju ktheh të gjitha mesazhet secilit pas një aksidenti që kisha me makine, faleminderit shumë nga ana juaj zoti ju rujt!”, ka shkruar ai.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]