Lendita Elshani është frizere, make-up artiste dhe gjithashtu profesioniste e dëshmuar në disa linja të fushës së bukurisë dhe estetikes, si në mbjelljen e vetullave, ngjyrosjen e flokëve, mbjelljen, rregullimin dhe kurimin e thonjëve, mbjelljen ose vënien e qerpikëve, e të tjerë.
Ajo, përditë e më shumë po bëhet emër i njohur i fushës së bukurisë, e kjo falë talentit, punës profesionale, përkushtimit maksimal dhe korrektësisë ndaj secilës kliente.
Lendita, vetëm pak muaj më parë e ka hapur sallonin me emrin e saj në qytetin e Suharekës dhe ky është sezoni i parë i ngjeshur për të. Shprehet e kënaqur me frekuentimin dhe ndonëse në fluksin e punëve, na tregon më tepër për ëndrrën e shndërruar në realitet.
Ajo, po e jetëson ëndrrën e saj për të qenë një grua e angazhuar dhe gjithashtu për të qenë në shërbim të dukjes së femrave në përgjithësi.
“Gjithmonë e kam dashur punën që sot e bëjë. Jam e kënaqur se si po rrjedhin gjërat, e kjo edhe falë pasionit me të cilin i përkushtohem secilës kliente”, thotë Lendita, secilës edhe pse nuk i mungon suksesi dhe komplimentet, sërish e ruan modestinë.
“E admiroj punën dhe pa marrë parasysh sfidat, vazhdoj e qëndroj e fortë dhe jam gati ti tejkaloj të gjitha. Jam ende fillestare, por e kënaqur se si po ecin punët. Së fundi, kisha kënaqësi ti shërbej këngëtares së njohur, Leta, të cilën e falënderoj përzemërsisht që besoj në mua dhe bashkëpunoj me sallonin tonë”.
Salloni i bukurisë së Lendita Elshanit ndodhet në Suharekë, në rrugën Ismail Qemajli, Brigada 123.