fbpx

Lendita Selimi vjen me coverin ‘Larg teje moj nënë’

nga Revista Kosovarja

Lendita Selimi, tashmë emër dhe zë njohur, i pëlqyer, i dashur , i kërkuar gjithandej , shkruan Kosovarja

Lendita gjatë kohë merret me këngën e muzikën. Ka nji mori këngësh të zhanreve të ndryshme. Ata që e njohin dhe e kanë dëgjuar e vlerësojnë si këngëtare e mrekullueshme, me një zë brilant.

Prej fillimit karrierrës e deri tash Lendita nuk është ndalur në asnjë moment duke sjellë këngë dhe klipe të bukura e të suksesshme, të pranuara dhe të pëlqyera jashtëzakonisht nga publiku.

Pa dyshim se edhe projekti më i ri, coveri që u lansua sonte nga Produksioni i njohur ‘Arboni’ do iu pëlqejë dhe do prek zemrat …

E mirënjohura Lendita Selimi, me zërin e saj t’kristaltë, këngën ‘Larg teje moj nënë‘ e bënë më emocionuese, më të ngrohtë e plotë ndjenja.

/Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]