Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lëndohen 5 persona në 2 aksidente në Veternik

nga Revista Kosovarja

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur brenda pak orësh në Veternik të Prishtinës.

Në këtë aksident janë përfshirë disa vetura, derisa ka edhe të lënduar.

Këtë e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

“Është raportuar për dy aksidente trafiku në Veternik. Rreth orës 18:00 është shkaktuar një aksident trafiku ndërmjet tri automjeteve, ku lëndime kanë marrë 2 persona dhe rreth orës 16:40, aksident ndërmjet dy automjeteve, ku lëndime kanë marrë 3 persona.

Moneytizer Paragrafi 4

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitë kompetente të trafikut rrugor janë marrë me rastet dhe procedurat e tjera për hetimin e shkaqeve të këtyre aksidenteve të shkaktuara”, ka thënë Hoxha.

I njëjti ka apeluar tek të gjithë pjesmarrësit në trafik posaqërisht tek drejtuesit e automjeteve që drejtimin e automjeteve të tyre ta përshtatin me kushtet dhe rrethanat në rrugë, duke iu përmbajtur rregullave në trafik, në mënyrë që të shmangen aksidentet rrugore.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]