Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lëndohen tre persona në aksidentin e ndodhur tek ‘Kroi i mbretit’

nga Revista Kosovarja

Tre persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Pejë.

Policia e Kosovës ka thënë se te vendi i quajtur Kroi i Mbretit janë përplasur tri vetura, e të lënduar kanë mbetur tre persona.

“Sot, më 13.08.2020, rreth orës 15:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore të trafikut kanë dal në vend-ngjarje dhe po merren me rastin”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Sipas pamjeve të siguruara nga Gazeta Express dy makinat të cilat janë përplasur kanë pësuar dëme të mëdha materiale, derisa njëra nga to shihet e rrotulluar në mes të rrugës.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]