42
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar janë tre persona.
Kështu është bërë e ditur nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti theksoi se të përfshirë në këtë aksident janë dy automjete.
“Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 19:00. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.