fbpx

Lëndohet një person në minierën e Trepçës, ra në një gropë rreth dy metra të thellë

nga Revista Kosovarja

Një person është lënduar në minierën e Trepçës pasi ka rënë në një gropë dy metra të thellë.

Rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 10:00.

“Miniera Trepça, Mitrovicë 03.08.2021 – 10:00. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull  kosovar pasi i njëjti gjersa ishte duke kryer një inspektim në horizontin e 10 të minierës, ka rënë në një gropë rreth 2 m të thellë”, thuhet në raport.

Viktimës i është ofruar tretmëni mjekësorë. Rasti vazhdon të hetohet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]