Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lëng portokalli për mëngjes

nga Revista Kosovarja

Të gjitha lëngjet e freskëta të frutave janë jashtëzakonisht të pasura me materie bimore aq të nevojshme për organizmin, të ashtuquajtura tonutriente, të cilat na mbrojnë nga shumë sëmundje.

Mbi artikull

Në këtë kuptim më i miri është lëngu i portokallit, i cili përmban rreth gjashtëdhjetë antioksidante natyrale, ndër të cilat më së shumti avonoide, qe janë përgjegjëse për shëndetin e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe të imunitetit.

Një gotë lëng portokalli jep 110 kalori dhe i përmbush nevojat mesatare ditore për vitaminën C.

Lëngu natyral i portokallit, është dëshmuar shkencërisht për ngritjen e nivelit të HDL-se, kolesterolit të mirë.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai gjithashtu ndihmon në rregullimin e tretjes, parandalon të ashtuquajturën hipoglikemi të mëngjesit, respektivisht rënien e sheqerit në gjak, ndryshimet në disponim, dhimbjen, ankthin dhe depresionin.