Ka dy javë që drejtori i Klinës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani është prekur nga virusi Corona.
E ndonëse të dielën ka kryer testin bashkë me gruan dhe djalin e tij dhe ka rezultuar pozitiv, ai ka treguar se vazhdon ende të ketë një plogështi të përgjithshme dhe një kokëdhembje të lehtë.
Lenjani gjatë ka thënë se tërë kjo fazë nuk ka qenë aspak e lehtë.
“Po ndihem më qetë, më mirë. Ekziston një plogështi e përgjithshme dhe kokë dhembje që ndryshohet, por e durueshme. Nusja ka ende probleme me mushkri, dhe është duke përdorur antibiotik, ndërsa djali e ka kaluar më lehtë. Ky virus nuk është i lehtë, unë si profesionist ju them se edhe forma më e lehtë mund të kalojë me telashe të mëdha. Kur bie numri i leukocitet atëherë edhe imuniteti është i dobët”, tha Lenjani.
Drejtori i Klinikës që është dera e parë ku pacient trokasin kur janë në gjendje më të rëndë, tregoj tutje se çka e ka ndihmuar atë dhe familjen e tij për ta kaluar këtë fazë sa më lehtë.
“Mbi të gjitha na ka ndihmuar izolimi total, mos lëvizja nga shtëpia asnjëherë”, tha Lenjani për IndeksOnline.
Tani drejtorit para se të kthehet në punë i duhet edhe një javë të qëndroj në shtëpi dhe të rehabilitohet.
“Ne kemi bërë testin dje, kemi dal negativ dhe tash duhet edhe një javë rehabilitim. Zakonisht kjo sëmundje kërkon kujdes të shtuar”, theksoi ai.
Doktor Lenjani për të gjithë qytetarë pati një porosi që të kenë kujdes, të izolohen nëse dalin pozitiv, e t’i ruajnë të tjetër.
“Kjo është sëmundje e bezdisshme me telashe të stresit, por fatmirësisht kemi arritur ta menaxhojmë stresin mirë, e kemi pranuar si të mirë si të keqën ashtu siç kanë ardhur dhe kjo është e rëndësishme që të ruhet shëndeti mendor”, përfundoi ai.