Oriola Marashi dhe Eros Grezda duket se po i përshpejtojnë gjërat në lidhjen e tyre.
Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi dhe i dashuri i saj futbollist, Eros Grezda, fillimisht po e mbanin të fshehur lidhjen e tyre.
Tani ata duket se po ecin me hapa të sigurt dhe të radhës e mori së fundmi Oriola.
Në rrjetin social Instagram, ajo ka vendosur një imazh në të cilin shihet në ashensor, së bashku me futbollistin.
Ditë më parë, derisa Oriola po realizonte një fotosesion me fustan të bardhë, Grezda kishte ndarë disa sekuenca në rrjete sociale.
Këto zhvillime tregojnë se ata së shpejti do të marrin edhe vendime të tjera serioze.


