fbpx

Leona dhe Ambeautyline ju ftojnë në akademinë e parë për thonjë në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Leona dhe Almedina nga Ambeautyline, pas shumë kërkesave për kurse thonjësh, i kanë bashkuar forcat për të ngritur akademinë e parë në Kosovë, ku do të ndajnë përvojën dhe eksperiencat e tyre të çmuara në fushën e mbjelljes së thonjëve.

Leona dhe Almedina kanë klientelë të gjerë dhe gëzojnë emër të bujshëm në artin e thonjëve.

Leona thotë se dëshira për këtë profesion ka bërë që ajo vetë të mos ketë nevojë për ndonjë kurs, por praktika dhe pasioni për këtë punë ka bërë që të jetë kaq e sukseshme. Profesionalizmin e saj, ajo dëshiron ta ndaj me shumë vajza që dëshirojnë të aftësohen me metodat më të veçanta dhe të avancuara rreth thonjëve.

Ndërkohë, Almedina është aftësuar dhe çertifikuar nga shumë kurse jashtë vendit me teknika nga më të njohurat dhe më të avancuarat. Edhe Almedina ka kënaqësinë të ndajë njohuritë e saj rreth profesionit të thonjëve, që e bënë me shumë pasion dhe dashuri.

Dy profesionistet thonë se mendimet dhe idet i kanë të përbashkëta, andaj funksionojnë më së miri.

Të veçantat e dy profesionisteve janë metodat qe i kan profesionalizuar nga vetë dëshira për thonjë ,

“ Do e japim maksimumin tonë që nxënëset pjesëmarrëse të ndahen super të kënaqura , qëllimi ynë është që të ketë sa më shumë nail artiste që do profesionalizohen si ne dhe të realizojmë ëndrrën e shumë vajzave në karrigat e së cilave kemi qenë ulur edhe ne “ thonë për “Kosovaren “

Në kursin që do të mbahet, nxënëset do të kenë mundësinë ti mësojnë metodat më të reja të thonjëve, metoda këto që do të lehtësojnë punën dhe do ta kursejnë kohën. Nxënëset do të çertifikohen me çertifikata zvicërane.

Në këtë kurs mund të marrë pjesë secila nail-artiste fillestare, ku dy profesionistet do të mundohen që punen e pjesëmarrëseve ta zhvillojnë e përforcojnë maksimalisht. Regjistrimet kanë filluar.

Kursi mbahet në muajin mars të këtij viti në Ferizaj.

Padyshim më të mirat

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]