fbpx

Leonardo DiCaprio mbulon fytyrën ndërsa merr pjesë së bashku me të dashurën Camila Marrone në festivalin “Coachella”

nga Revista Kosovarja

Aktori i njohur, Leonardo DiCaprio u përpoq të kalonte pa u vënë re ndërsa mbërriti në karnavalin Neon në festivalin “Coachella” në Kaliforni të shtunën (16 prill).

47 vjeçari e mbulua me një kapele bejsbolli me ngjyrë të kaltër dhe një mbulesë mbrojtëse të fytyrës ndërsa doli së bashku me të dashurën e tij Camila Marrone, 24 vjeç.

Ai e mbajti kokën ulur për ardhjen e tij teksa po kalonte nëpër turma për të marrë pjesë në ngjarjen muzikore të mbushur me yje.

Ylli i filmit kishte veshur një xhaketë saten, Leo i shtoi pamjes një palë xhinse të errëta po ashtu të kaltra dhe atlete të zeza.

Camila e ndoqi nga afër teksa zgjodhi një fustan elegant krem ​me një bluzë të trashë me të njëjtën ngjyrë, shkruan DailyMail.

Modelja bashkoi dukej e saj elegant me një palë çizme kauboj prej lëkure kafe dhe aksesorë me rruaza.

Aktori i “Don’t Look Up” ka qenë në një lidhje me Camila që nga dhjetori 2017 pasi njerku i saj Al Pacino i kishte prezantuar ata vite më parë.

Dhe ndonëse kanë marrë pjesë në shumë evente të profilit të lartë, të dy çdo herë ecin veçmas në tapetin e kuq.

Dyshja me bazë në Los Angeles ndajnë një shtëpi së bashku dhe madje adoptuan disa qen Huskie gjatë karantinës së 2020-ës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]