fbpx

Leonora Jakupit i jepet mirënjohja “Nderi i Mërgatës Shqiptare”

nga Revista Kosovarja

Këngëtarës së mirënjohur, Leonora Jakupit, i është ndarë mirënjohja “Nderi i Mërgatës Shqiptare”.

Çertifikata e mirënjohjes i është ndarë nga Shoqata “Nënë Tereza” Namur.

”Në shenjë nderimi dhe vlerësimi të lartë për kontributet dhe meritat e jashtëzakonshme në lëmin muzikor, me një repertor të pasur në të gjitha rrymat muzikore si një zë i ri dhe vital…. Shoqata “Nënë Tereza” Namur, vendosi që në shenjë mirënjohje dhe falënderimi t’i akordojë titullin “Nderi i Mërgatës Shqiptare”, Leonora Jakupit”, thuhet në mirënjohjen e ndarë nga kjo shoqatë.

Pëndryshe mbrëmë Leonora ka marrë pjesë në origanizimin e mbajtur në Belgjikë, ku edhe ka kënduar këngën e saj mjaft të dëgjuar “A vritet pafajësia”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]