1
Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi po shijon verën në mënyrën e saj unike, duke ndarë me ndjekësit foto nga pushimet.
Në det Leonora ka zgjedhur elegancën në disa imazhe të publikuara, ajo shihet me fustane të gjatë e stil të kuruar deri në detaj, shkruan “Kosovarja”.
Ndërsa në mal, atmosfera është krejt tjetër këngëtarja shfaqet më e çlirët, me veshje sportive dhe shorce, duke rrezitur në natyrë dhe shijuar qetësinë larg zhurmës së qytetit.
Ky kontrast ka tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët e kanë komentuar.