fbpx

Leonora nuk do të ishte pa mbështetjen e personit që emri i fillon me F

nga Revista Kosovarja

Leonora Jakupi sa herë që flet për të ëmën, i dalin lotët dhe bëhet më e ndjeshme.

E ëma e këngëtares Leonora Jakupi, e humbi të shoqin derisa ishte ende e re dhe i rriti ndershëm fëmijët e saj.

Pra, ka arsye Leonora të emocionohet e të përlotet kur flitet për nënën, që është personi më i dashur e më i shtrenjtë për të, shkruan “Kosovarja”.

Diva e muzikës shqipe, asnjëherë nuk kishte menaxher, pasi edhe rolin e tij e plotësonte nëna e saj, Feridja.

Siç dihet, Leonora vazhdon të jetoj me nënën e saj, që duket se nuk e ka ndërmend ta lë vetëm.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]