fbpx
E diel, 15 Shtator, 2024
Home Aktuale “Lëshoi leje ujore mjedisore fshehurazi”, denoncohet ministri Aliu

“Lëshoi leje ujore mjedisore fshehurazi”, denoncohet ministri Aliu

by Revista Kosovarja
0 comments

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka shkruar se organizata të shoqërisë civile kanë bërë padi kundër ministrit Liburn Aliu, pasi i pari i mjedisit, siç shkruan ajo, ka lëshuar leje ujore mjedisore “fshehurazi e pa proces me komunitetin”.

Hoxha shkroi në Facebook se Qeveria kështu “e ka demoralizuar çdo investitor”, duke i quajtur pushtetarët mashtrues.

“Cka po fsheh ministri Aliu? Pse lejet si dokumente zyrtare nuk figurojnë në web dhe nuk janë të qasëshme? Nëse i ka plotësuar kushtet operatori sipas Udhëzimit administrativ, pse nuk bon me i pa edhe ne?…”, ka pyetur deputetja.

Shkrimi i plotë:

Organizata të shoqërisë civile paskan bërë padi kundrejt Ministrit Liburn Aliu.

Ministri paska lëshu leje ujore e mjedisore fshehurazi e pa proces me komunitet gjë që kërkohet me ligjin për ujërat dhe ligjet e tjera në fuqi.

Krejt agjenda e LVV në opozitë ka qenë kundër qymyrit se duhet me pas mjedis ma të mirë, e njëkohësisht edhe kundër çdo operatori të burimeve të ripërtërishme duke e demonizuar secilin akter e proces.

Kur erdhi në pushtet Strategjia e tij për Energji e ka kryefjalë qymyrin, operatorët privat të BRRE-ve por jo edhe mjedisin si e drejt e garantuar me Kushtetutë për secilin qytetarë të Kosovës

E kanë shfrytëzuar shoqërinë civile për agjendën e vet për pushtet dhe sot të njejtën e shpërfillin dhe nuk e lënë të jetë pjesë e proceseve.

E kanë demonizuar cdo investitor përfshi edhe ata ndërkombëtar si puna e KELKOS/Austri e sot u shërbejnë atyre kundërligjshëm dhe fshehurazi e pa transparencë për publikun…

Cka po fsheh ministri Aliu?
Pse lejet si dokumente zyrtare nuk figurojnë në web dhe nuk janë të qasëshme?
Nëse i ka plotësuar kushtet operatori sipas Udhëzimit administrativ, pse nuk bon me i pa edhe ne?…

Këta në momentin që kanë ardhë në pushtet – Qeveria Kurti 1 kanë kërkuar Themelim të Komisionit Hetimor Parlamentar për hidrocentrale duke u thirrë në procese jo transparente e pa përfshirje të qytetarit.

Dhe sot, Ministri bënë të kundërtën mbi kauzën mbi të cilën ishte rritur e ngritur si akter e parti.

MASHTRUES të paparë.

You may also like

About Us

We’re a media company. We promise to tell you what’s new in the parts of modern life that matter. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo. Sed consequat, leo eget bibendum sodales, augue velit.

@2022 – All Right Reserved. Designed and Developed byu00a0PenciDesign