Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lëvizja Vetëvendosje përkujton Arbënor Deharin

nga Revista Kosovarja

Lëvizja Vetëvendosje ka përkujtuar aktivistin Arbënor Dehari, me rastin e ditëlindjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, VV-ja ka bërë të ditur se në këtë ditë, kryetari Albin Kurti së bashku me deputetin Libur Aliu kanë bashkëbiseduar për jetën dhe veprën e të ndjerit.

“Arbënori ka qenë dhe është frymëzim jo vetëm për aktivistët e Lëvizjes e tyre, por për të gjithë ata që refuzojnë të nënshtrohen e me vullnet të fuqishëm përfshihen nëpër beteja për më shumë drejtësi e barazi shoqërore, si në vend ashtu edhe kudo në botë”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]