fbpx

Liburn Aliu mbron përsëri këshilltarin e tij

nga Revista Kosovarja

Liburn Aliu thotë se përgjimet e publikuara nuk tregojnë përfshirjen e këshilltarit të tij në korrupsion.“Gjemani faktin që e ndërlidh Florent Ramqajn me këtë situatë të cilën folëm. Kjo pjesa tjetër është supozim, ja e ka dajë…”, tha Aliu.

“Pse te Florent Ramqaj. Pse goditet Florent Ramqaj kaq shumë? A e kuptoni se pse goditet Florent Ramqaj kaq shumë. Ja unë ua tregoj arsyet”, tha ai.

“Në të gjitha projektet e mbrapshta që i kemi ndal, duke filluar prej Hanit të Elezit, prej bllokimit të Terminalit te Hani i Elezit, e deri te projektet rend, si këshilltar financiar ka qenë personi më i zellshmi dhe më i përpikti në këtë pikë”, tha Aliu.

“Falë syrit të tij të mprehtë ne kemi arritur me i kuptu do gjëra sot”,“Nëse doni me marrë në qafë një djalë pse kryen punë mirë, veç pse është i VV’së e pse tash duhet me dënuar, nuk keni të drejtë”.

“Po të dalë ashtu (nga Prokuroria) po natyrisht që marrim masa. Atëherë po, ama kështu me këto shigjeta….”, tha ai, shtoi Aliu.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]