fbpx

Lidhjet me shokun e ngushtë nuk shkojnë gjithmonë mirë

nga Revista Kosovarja

Ato mund të jenë gjëja më e bukur që iu ka ndodhur ndonjëherë ose një makth i vërtetë.

Një prej gjërave më të shpeshta që do të dëgjoni për dashurinë, është se dashuria më e bukur nis si një miqësi.

Epo kjo është e vërtetë deri me një pikë, por gjërat nuk shkojnë gjithmonë vaj. Ka disa faktorë që e bëjnë lidhjen me shokun e ngushtë të suksesshme dhe më poshtë do të flasim për to.

Së pari, komunikimi juaj është më i lehtë sepse nuk keni sekrete. Ju i keni treguar të gjitha gjërat pa frikën se do të gjykoheni, sepse jeni miq. Sigurisht që është më e lehtë të tregoni gjithçka një miku sesa dikujt që mund të ndjehet xheloz.

Gjithashtu nuk keni komplekse. Për një numër të madh të femrave është e turpshme të flasin për qimet e trupit, të hanë sa kanë dëshirë apo diçka të thjeshtë fare. Ju mund ta ndjeni nevojën të hani ngadalë dhe elegante para një partneri, ndërsa me miqtë, ju mund të fusni një copë picë në gojë pa e kafshuar fare dhe s’do e keni problem. Nuk do të ndjeheni të turpëruara të flisni për qimet që nuk i keni depiluar tash e 2 javë, apo diçka të ngjashme.

Nuk do e keni problem të flisni për preferencat seksuale, sepse nuk do të shqetësoheni për faktin se a do të mendojnë ata se keni pasur shumë partner seksual dhe nuk do të brengoseni se a po i dyshojnë numrat që po iu thoni sepse nuk keni asnjë arsye pse të fshihni të vërtetën.

Do të dinë detajet më të turpshme të jetës tuaj, dhe ju do të dini gjërat më idiote që kanë bërë ndonjëherë dhe nuk do të gjykoni njëri tjetrin për asgjë, shkruan lajmi.net. Nëse njëri bën diçka të keqe, tjetri do ta mbështes dhe do ta ndihmoj ndoshta edhe ta fsheh gabimin.

Kur ju të filloni lidhjen çdo gjë do të jetë e lehtë sepse do të jetë e gjitha kjo, plus romanca dhe dashuria. Ju do të keni një lidhje plot qejf dhe momente të bukura dhe qesharake. Por këtë mund të fillojnë problemet…

Një prej problemeve më të mëdha, që i bënë lidhjet mes miqve të dështojnë është se dini shumë për njëri-tjetrin, më shumë sesa do të donit të dini.

Mund të tingëlloi kot, por në fakt ky është shkaktari më i madh që i shkatërron lidhjet mes miqve. Nëse ju apo partneri juaj i ri keni pasur shumë partner më parë, ose keni gënjyer e tradhtuar, ju do të dini çdo gjë.

Çdo gënjeshtër që keni thënë kinse jeni sëmurë, por ishit me miqtë tuaj. Çdo herë që keni flirtuar me dikë tjetër ndërkohë që keni pasur një të dashur, shkruan lajmi.net. Çdo gjë është në shesh mes juve dhe sigurisht kjo nuk do të jetë gjithmonë gjë e mirë, sepse mund të shkaktoi ide se po e bëni të njëjtën gjë edhe me ta.

Sigurisht, ju mund të jeni plotësisht të sinqertë, por besimi i madh që keni pasur që të tregoni sekretet më të pista tek njëri tjetri mund të bëhet pikërisht arsyeja pse ju nuk do të mund të besoni tek njëri tjetri.

Sigurisht, kjo varet plotësisht nga shoqëria që keni pasur, nga personaliteti i të dyve, sepse disa njerëz janë më të prirë të jenë mosbesues, dhe disa të tjerë besojnë lehtësisht. Prandaj është shumë e vështirë të definohet se a mund të funksionoj lidhja mes dy miqve.

Por kjo nuk do të thotë se nuk duhet ta provoni, në fund të fundit, askush nuk e di më mirë se ju se a mund të besoni njëri tjetrit edhe pse i dini të gjitha sekretet e errëta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]