fbpx

Lil Vlora ish reperja që u bë profesioniste me famë në fushën e estetikës në Zvicër, vjen me risi

nga Revista Kosovarja

Lil Vlora prej shumë vitesh është një nga emrat më të njohur të fushës së bukurisë dhe estetikes, pasi ajo me punën e saj bënë që çdo pjesë e fytyrës të duket në formë ideale.

Profesionalizmi i lartë, përgjegjësia dhe korrektësia, e ka vënë Lil Vloren dhe studion e saj “Beauty Lil” në krye të listës së salloneve estetike më të mira e me shërbimet më cilësore në Zvicër.

Siç kuptojmë, aktualisht Lil Vlora po punon me mjekun më të sukseshëm në Zvicër, Prof.Dr Ioannis.P, duke garantuar cilësi të jashtëzakonshme në të gjitha shërbimet e bukurisë dhe aesthetices.

Vlora, tregon se shërbimi më i kërkuar në studion e saj saj janë, mbushja e buzëve jaëline, faqet, heqja e rudjave, korrektimi i hundes dhe çdo gjë tjetër që mbushet me hyaloron natyral.

Lil Vlora, artiste dhe profesioniste e ndërhyrjeve estetike, tregon se është e lumtur me suksesin dhe vlerësimin që i bëhet nga klientet të cilat besojnë fuqishëm në punën e studios së saj “Lil Beauty”.

Vlora, tregon se shumë shpejtë po vjen me risi.

Ndërkohë, ajo vazhdon të njihet edhe si ikonë e modës, që përherë ka prezantuar një frymë ndryshe në stil

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]