fbpx

Lil Vlora mahnitet nga puna e artistes së grimit dhe flokëve Zana Ameti në Tetovë

nga Revista Kosovarja

Femrat duan të duken bukur e të shkëlqejnë, e kjo dëshirë rritet edhe më shumë kur ato kanë një rast të veçantë, dasëm, aheng, apo ndonjë event me rëndësi.

Në Tetovë gjendet një nga artistet më të talentuara për flokë dhe grim, që bënë punë të shkëlqyer tek të gjitha klientët.

Kjo, është Zana Ameti, profesionistja e dalluar për flokë dhe grim, studio e së cilës vizitohet përditë nga një numër i madh klientësh. Zana ka nisur të punoj në këtë drejtim që nga viti 2018.

Zana ka studion e saj në Tetovë, që quhet “Zana Ameti makeup studio”, ndërkaq një pjesë të punës brilante që bënë e ekspozon në faqen e saj në Instagram za_makeupstudio

Ajo ka kryer shkollën profesionale “Kariera Plus” në Shkup, ndërkohë që ka ndjekur kurse për grim, flokë, qerpik dhe thonjë.

Për aftësinë e saj në fushën e bukurisë, dhe korrektësinë, ka folur në një storie edhe një nga profesionistet më të famshme shqiptare të fushës së bukurisë dhe estetikes, Lil Vloren , studio e së cilës “Beauty Lil” është në krye të listës së salloneve estetike më të mira e me shërbimet më cilësore në Zvicër.

Vlora, që është estetiste e famshme dhe ish reper me emër, gjatë kësaj sezone kishte vizituar studion e Zana Ametit në Tetovë dhe ishte ndarë tejet e kënaqur me punën e bërë.

E, vetë makeup artistja Zana Ameti vazhdon suksesshëm dhe pandalshëm punën në studion e saj në Tetovë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]