fbpx

Limaj: Një shumicë duhet të krijohet në njërin ose krahun tjetër, s’është tragjedi

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se “një shumicë duhet të krijohet, ose në atë krah ose krahun tjetër”, pasi sot dështoi sërish konstituimi i Kuvendit, pas institimit të LVV-së për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparalamentare përmes një votimi të fshehtë.

Ai tha se përgjegjësia për gjetjen e një zgjidhjeje është e tri partive më të mëdha, LVV-së, PDK-së dhe LDK-së.

“Nuk ka të themi po presim. Kosova ka nevojë për institucione”, tha Limaj.

Ai tha se deri tash nuk është parë “asnjë hap drejt krijimit të një shumice të konsoliduar”.

“Besoj që të gjithë janë vetëdijshëm që sa më shpejt të gjendet zgjidhje. Tani jemi në një fazë kur raporti i forcave është matur. Tani pak a shumë dihet. Nuk janë numrat e mjaftueshëm, duhet t’i sigurojnë numrat dhe kjo nuk është tragjedi. Rrallë herë, përveç herën e kaluar në Kosovë, asnjë parti që ka fituar nuk i ka pasur numrat, dhe kanë shkuar drejt marrëveshjeve politike, e kanë konsoliduar shumicën parlamentare e ajo shumicë ka zgjedhur kryetarin e Kuvendin e qeverinë dhe vendi ka ecur përpara”, tha Limaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]