Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se çdo pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të ftohet nga Specialja.
Por sipas tij, për të tashmë dinë gjithçka këto institucione ndërkombëtare.
Ai ka deklaruar se për 14 muaj luftë është hetuar për 14 vite radhazi. “Unë e kam kaluar atë pjesë, i kam thënë se s’keni as çka më pyesni më. 14 vjet s’ka çka me më pyet tjetër. Por kjo s’do të thotë se nuk të thirr me të akuzu. 14 muaj luftë, 14 vjet hetim e gjykim, për 14 muaj luftë në Kosovë, kanë qenë të jashtëzakonshme. Tri procese gjyqësore, dy në Hagë me shkallë dhe një këtu. Kam dhënë dëshmi me vullnetin tim, para Prokurorisë dhe Gjykatës. Krejt çka duhet me e ditë rreth meje i kanë me vendime gjyqësore, pr s’është cak më merr mendja, por me proces gjyqësorë”, tha Limaj në “TV Dukagjin”.
Tutje ai tha se ata kanë jo veç dëshmitë e tij, por edhe të tjerëve rreth tij. “Pra rreth meje s’ka asnjë send që nuk e di Prokuroria apo Gjykata e Specializuar.14 vjet hetim, me pas zhvillu unë ta kisha udhëheqës luftën e parë e të dytë botërore s’kisha pas aq shumë nevojë për hetim. Kanë thirr Specialja me qindra njerëz, e nesër mund të akuzohen secili nga pjesëtarët e UCK-së, sepse kjo gjykatë është krijuar për hetimin e krimeve të mundshme nga UÇK dhe natyrisht se secili pjesëtarë mund të jetë target i hetimit dhe akuzës nga Prokuroria, pasi për ta është krijuar”, u shpreh tutje Limaj.