fbpx

Limaj për takimin me Abdixhikun: Ishte jashtëzakonisht i mirë

nga Revista Kosovarja

Pak minuta para nisjes së seancës së 34-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur shkurtimisht për gazetarët, ku konfirmoi takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Limaj tha se biseduan për tema të ndryshme dhe vlerësoi lart atmosferën e takimit.

“Po jemi takuar…, kemi biseduar të gjitha temat, mund të them se ka qenë takim jashtëzakonisht i mirë”, u shpreh Limaj para mediave.

Ky takim vjen në një kohë kur partitë po vazhdojnë bisedimet për të arritur një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës po mban sot seancën e 34-të konstituive, pas disa përpjekjeve të pasuksesshme për të zgjedhur kryesinë dhe për të formuar institucionet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]