fbpx

Limaj: Zgjidhja e krizës vjen vetëm përmes një marrëveshjeje politike

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mjafton për ta zgjidhur krizën aktuale politike dhe ka kërkuar një marrëveshje të qartë ndërmjet partive. Komentet i bëri pas përfundimit të takimit të liderëve politikë, të thirrur nga kreu i VV-së, Albin Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ky takim erdhi pas tre muajsh. Diskutimi u përqendrua më shumë në interpretimin e aktgjykimit dhe më pak në krizën politike dhe zgjidhjen e saj,” tha Limaj.

Ai theksoi nevojën për tryeza të tjera të ngjashme, duke nënvizuar se pa një marrëveshje të mirëfilltë politike, nuk ka zgjidhje reale për bllokadën institucionale.

“Një tryezë politike është e domosdoshme për të gjetur zgjidhje. Ata që kanë pritur që aktgjykimi do ta zgjidhë krizën, nuk e njohin mirë funksionimin e gjykatës,” shtoi ai.

Limaj tha se ka ofruar kontributin e tij dhe ka ftuar të gjitha partitë që të fokusohen në arritjen e një marrëveshjeje që do ta zhbllokojë situatën në Kuvend dhe do t’i japë vendit stabilitet institucional.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]