fbpx

Linda Halimi i fokuson të pasmet e mëdha në imazhet e fundit

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, po tregohet mjaft aktive kohëve të fundit për fansat e saj në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, përmes së cilave rrëmben vëmendjen e ndjekësve të saj të shumtë.

Së fundmi, këngëtarja e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka publikuar një fotografi mjaft atraktive dhe provokuese për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Ajo ka pozuar në veshje sportive nga mbrapa, ndërsa ka theksuar të pasmet e saj të formësuara.

“Tani që kam vëmendjen tënde, thuaj Jo bulmetit”, ka shkruar Linda në mbishkrimin e kësaj fotografie, ku pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar.

E njëjta me krenari e shfaq trupin e saj të formësuar në rrjetet sociale, si rezultat i përkushtimit të saj në palestër.

Linda përndryshe arriti vite më parë që t’i largojë kilogramët e tepërt nga trupi, duke u bërë senzacion për humbjen e madhe të peshës.

Tani ajo shquhet për linja atraktive trupore, të cilat nuk heziton t’i ekspozojë në shumë prej paraqitjeve të saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]