fbpx

Linda Halimi provokuese në bikini

nga Revista Kosovarja

Linda ekspozoi fizikun e tonifikuar në bikini.

Këngëtarja e njohur Linda Halimi është inspirim për ata që dëshirojnë të humbin peshë.

Ajo para disa vitesh ka pësuar ndryshim drastik, duke rënë shumë në peshë dhe vazhdon të kujdeset në maksimum për fizikun.

Së fundi, artistja ndau një fotografi nga pishina, ku shihet e veshur me një palë bikini shumëngjyrëshe.

Linda edhe këtë herë dukej në top-formë dhe pranoi shumë komente pozitive nga ana e ndjekësve të saj.

“Në rregull, e fundit për ta përmbyllur ditën. Më pëlqen këtu”, shkruan ajo në foton e shkrepur në Atlanta.

Kujtojmë se kënga e fundit e Linda Halimit është “Pa t’pa”, me të cilën garoi në “Kënga Magjike 2021”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]