fbpx

Linda Halimi vazhdon të shfaq linjat e arritura trupore në TikTok

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale.

Së fundmi, interpretuesja e hitit “S’ta fal” publikoi një video në llogarinë e saj zyrtare në TikTok, ku nuk hezitoi të shpërfaqte linjat e saj të trupit.

Në videon e publikuar, këngëtarja me prejardhje nga Vitia shfaqet duke marrë poza të ndryshme, e veshur me një palë bikini dy pjesëshe në ngjyrat kuq dhe bardh.

Ajo kujdeset që vazhdimisht të vë në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit, të cilat vijnë si rezultat i angazhimit të saj në fitnes.

Linda është aq e lidhur me palestrën dhe aktivitetin fizik, sa që për një kohë ajo ka punuar edhe si trajnerë personale në vitet e para të shpërnguljes në Amerikë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]