Një burrë ka raportuar pranë Policisë së Kosovës se bijës së tij të mitur po i keqpërdoren fotografitë dhe incizimet në rrjetet sociale.
Rasti po hetohet si “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”, sipas raportit ditor të policisë, shkruan Gazeta Insajderi.
“KEQPËRDORIM I FËMIJËVE NË PORNOGRAFI Lipjan 01.03.2024-21:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajzës se tij të mitur janë duke ia keqpërdorur fotot dhe incizimet e saj duke ia shpërnda në rrjete sociale.”, thuhet në njoftimin e PK’së.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.