Kush më shumë, e kush më pak, kanë bërë që Kosova të bëhet shtet, e kush më shumë e kush më pak, është viktimizuar për Republikën e Kosovës.
Liria e sotme, akoma nuk është e plotë, sepse Kosova ka një pjesë territori ku nuk qarkullon lirshëm dhe pa frikë as kreu i shtetit, e lëre më qytetarët.
Me kaq sa është liria, nuk mund të shkëputet as nuk është selektive.
Përpjekjet për ta bërë këtë vend shtet dhe zot për vete, kanë qenë të pareshtura dhe ato i përkasin historisë.
Historia është liria e vërtetë e Kosovës, e cila gjithashtu nuk mund të shkëputet nga historia mbarëkombëtare e një trungu ku gjuha shqipe , është rrënja e kombit.
Çdo kund ku flitet shqip në Ballkan, ishte një territor shqiptar, e ndarja e kësaj gjeografie është ndërhyrje e disa shteteve evropiane, nën instsistimin diplomatik të Serbisë…
Megjithatë, liria e sotme në Kosovë, nuk është e shkëputshme nga ngjarjet e përgjakshme më shumë se njëshekullore, veçmas nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
Nga vitet 1878-1881, kanë ndodhur ngjarje të tmerrshme, si shpërnulja e popullatës shqiptare nga trojet e etnike që u okupua nga Serbia me ndihëm e Rusisë. Ata që u quajtën “muhaxherët” janë pjesë e kësaj tragjedie komëtare. Lufta njëqindë vjeçare e shqiptarëve të Kosovës me Serbinë që ka prodhuar qindra përmendore e lapidarë trimash, që kanë rënë për Kosoën, janë ata që i kanë vënë bazat e shtetësisë, duke luftuar dëbimin e Serbisë nga Kosova.
Luftërat e mëdha që kanë bërë shqiptarët nuk i kanë përjshtuar as gratë e femrat si, Azem e Shotë Galica dhe nuk i ka përjashtuar as në UCK, femra e meshkuj si Fehmi e Xhevë Lladrovci dhe qindra heroina të tjera të gjalla e të rëna.
Është lufta e Shaban Polluzhës e deri të Tahir Meha me familje, e tek vinë liderët , heronjët , heroinat e UCK-së me Komandantin Legjendar Adem Jashari, me babain Shabanin e Hamzën në krye.
Shqitarët e Kosovës kanë bërë një luftë sistematike që kap shumë periudha kohore nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pavarësia e Shqipërisë duke lënë gjurmë historike edhe në Kosovë e në luftën e parë botërore dhe në të dytën …
Por, nga viti 1945, shqiptarët e Kosovës, janë përfshirë në shumë ngjarje me destinacion lirie dhe clirimi dhe procese flijimi e sakrificash të shumta .
Dëbimi në Turqi, dëbimi dhe migrimi i butë institucional nëpër Europë, burgosjet politike të vitit 1968, 1978, 1981, suprimimi i autinomisë së Kosovës, “izolimin e inteketualëve “, masat e dhunshme të Serbisë në Kosovë për dhjetë vjet , helmimet e rinisë shkollore, segregacioni ekonomik , kulturor dhe dëbimi masiv nga puna, shkolla, fakulteti, komuna, mediet, pajtimi i gjaqeve të gjitha këto i kanë heronjët e vet për Kosovën e sotme.
Me formimin e LDK-së si lëvizje popullore, në krye të së cilës erdhi Ibrahim Rugova, shqiptarët e Kosoës për herë të parë gjetën kokën e vet organizative duke marrë rol dhe përgjegjegjësi brenda një pushteti moralo-politik pa institucione, por me kredibiltet shumëfish më të madh se që kanë sot partitë politike në Kosovë.
Edhe kjo lëvzje e kishte fundin dhe politika e saj nga zyrat u zhvendos në terren. Nën këtë lëvizje u organizuan shumë kryengritje e ngjarje që përgatitën një revolucion si:
Protesta gjithpopullore për shumë vjet nëpër të gjitha qytetet e Kosovës, mbylljet e minatorëve dhe bojkotimi i Serbisë në Kosovë, janë evente historike që e kapitulluan Serbinë në Kosovë, ashtu sikur e thoshte bota demokratike se rrënimi i Jugosllavisë nisi në Kosovë dhe aty do të merrte fund si një shtet kriminal për të gjithë popujt që jetuan aty, pos për Serbinë.
Bilbodret “Liria ka emër”, nuk duhet ta shkëpusin historinë shqiptare të Kosovës.
Historiku i lirisë së Kosovës, nuk mund të shkëputet. UCK e ka historikun e vet, por ajo kishte parëprirje. UCK ka ecur pas proceseve të përgjakshme që ka krijuar populli shqiptar i Kosovës, mbështetur nga bota demokratike,vecmas SHBA dhe kjo është e mira më sublime e ushtisë sonë pas të cilës erdhi shteti.
Kulmin organizativ ushtarako-politik si organizatë clirimitare, e ka arritur UCK-ja duke e përzënë Serbinë nga Kosova së bashku me NATO-n.
Sot, bilbordet që shkruhen e po vendosen nëpër rrugë, nuk është mirë t’u referohen individëve. Ashtu sikur po mbrohet në Hagë UCK si popullore, edhe bilbordet nuk është mirë të llogariten të tilla.
Liria në Kosovë, ka pas sakrifica. I kemi edhe 1660 shqiptarë të zhdukur në Serbi nëpër varreza masive. Kemi në mesin e tyre mbi 100 fëmijë. Histoikun e lirisë së sotme të shtetit të Kosovës, e tillë qysh është, e përbëjnë të gjitha shtresat flijuese, pleq, gra, nëna, fëmijë, heronj, martirë, luftëtarë, djem e vasha të guximshme, financues të luftës për liri.
Në mesin e këtyre shtresave sakrifikuese ka edhe ish politikanë të vjetër të kohës së komunizmit , ka edhe ish plicë që kanë gjuajtur uniformat duke mos dashur ta luftojnë popullin e vet dhe ka edhe inxhinierë e profesorë të nderuar, doktorë e sportistë, të cilët e kanë braktisur punën profesionale për t’u bërë taksi e bujk, bletar e pemtar, vetëm e vetëm për synime lirie dhe shtet në këtë vend.
Kur jemi te bilbordet aktuale që po vendosen sot dhe po marrin marketing mediatik, vlen të thuhet se nga vinë paratë,por nga shkojnë ato.
Pse kjo fushatë nuk ndodhi sistematikisht, por sot po synon sensibilizim tani.
Bilbordet janë të kushtueshme, marketingu televiziv gjithashtu, një fanellë ka një cmim.
Nga po vinë të gjitha në këtë krizë financiare para kolapsimit të ekonomisë shtetërore?
Kosova ka shumë heronj, e këta që janë ftuar për gjykim në Hagë, janë heronjët tanë të padiskutueshëm nga kreu i UCK-
së.
Por, mbi të gjitha UCK dhe liria , i takojnë popullit dhe kanë dalë prej popullit. Safet Krivaca / Kosovarja /