fbpx

Liridon Krasniqi zbulon kur do të martohet

nga Revista Kosovarja

Në episodin e radhës në emisionin “Barber Shok” me Fis Junikun i ftuar ka qenë futbollisti i njohur, Liridon Krasniqi.

Në një bisedë të sinqertë, ai ka rrëfyer të pathëna nga jeta dhe karriera profesionale, e po ashtu i është përgjigjur edhe shumë pyetjeve.

Ai mes tjerash ka folur edhe për lidhjen me partneren e tij, bukuroshen nga Peja të quajtur, Agonita.

I njëjti zbulon se janë bashkë më shumë se një vit e gjysmë dhe se pritet të martohen së shpejti.

“Jemi bashkë që një vit e gjysmë, do të martohemi së shpejti”, u shpreh Krasniqi.

Ndërkaq nuk ka zbuluar më shumë detaje, por që nuk ka dyshim se do të jetë një ceremoni madhështore.

Liridoni duhet theksuar se është shumë i suksesshëm edhe si futbollist, i cili vazhdon të luajë për Kombëtaren e Malajzisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]