Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL UÇK i gëzohet lajmit

nga Revista Kosovarja

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i është gëzuar lajmit për lirimin me kusht të Isni Kilajt nga Gjykata Speciale.

Mbi artikull

Në një reagim, veteranët thonë se vendimi rikthen të drejtën që i është mohuar padrejtësisht Kilajt dhe bashkëluftëtarëve të tjerë që po mbahen në Hagë.

“Ky vendim rikthen një të drejtë të tij që i është mohuar padrejtësisht për një kohë të gjatë, njësoj siç po vazhdon të mohohet edhe për bashkëluftëtarët e tjerë që mbahen ende në paraburgim”.

“Për ne, ky zhvillim përbën një hap drejt reflektimit të domosdoshëm nga ana e kësaj gjykate, e cila deri më tani ka refuzuar të respektojë të drejta të garantuara me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, theksohet në reagimin për media të kësaj organizate..

Moneytizer Paragrafi 4

Isni Kilaj u lirua sot me kusht nga Specialja nën dorëzaninë prej 40 mijë eurosh.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]