fbpx

Lirohen dy edukatoret që akuzohen se rrahen trevjeçarin në Fushë Kosovë

nga Revista Kosovarja

Janë liruar dy edukatoret që akuzohen se e kanë rrahur një fëmijë trevjeçar në kopshtin “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Taulant Ismajli, avokati i njërës së të akuzuarve.

“Sot është mbajtur seanca fillestare. Ato janë deklaruar të pafajshme. Ato janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Ismajli.

Ai deklaroi se do të ushtrojnë ankesë.

“Do të ushtrohet ankesë, për t’i kundërshtuar edhe provat lidhur me rastin të cilat i konsiderojmë jo adekuate”, tha ai.

Rasti në fjalë pati bërë bujë duke shkaktuar reagime të mëdha në opinion.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]