fbpx

Lirohet Fero nga paraburgimi, ky është reagimi i reperit

nga Revista Kosovarja

Reperi Fero është liruar së fundmi nga paraburgimi.

Kjo u bë e ditur nga vet ai pasi u bë i “gjallë”, në profilin e tij në Instagram, shkruan “Kosovarja”.

Përmes një InstaStory ai ka treguar qaforen me emrin e tij që ka personalizuar me ari dhe gurë të çmuar të shndritshëm.

Reperi i hitit “A pe din qysh”, dukej në formë të mirë teksa kujtojmë se ai u lirua pa mbushur 30 ditshin e caktuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Kujtojmë se, Feronit Shabani, (emri i vërtetë) iu caktuar masa e paraburgimit më 18 janar i dyshuar për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]