fbpx

Lirohet nafta për një cent, ky është çmimi maksimal

nga Revista Kosovarja

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ditën e djeshme ka publikuar çmimoren e re për shitjen e derivateve të naftës për 48 orë.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.78 euro për litër, i benzinës me 1.41 euro dhe i gazit me 0.74 euro.

Krahasuar me çmimet e një dite më parë, nafta është liruar për një cent ndërkaq i benzinës dhe gazit mbetet i pandryshuar.

Këto çmime do të vlejnë deri ditën e martë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]