fbpx

Lirohet për qarkullim rruga në të cilën u punua në Klinë

nga Revista Kosovarja

Mëngjesin e sotëm, një rrugë në Klinë u mbyll disa orë, për shkak të realizimit të disa punimeve.

Segmenti rrugor nga “Baci Petrol”, deri në dalje të fshatit Gjurgjuvik të Vogël, iu nënshtrua punimeve që po realizohen nga kompania “Benita Company”.

Punimet u përqendruan në asfaltimin e rrugës, teksa një ditë më parë u paralajmërua se këto punime do ta zgjasnin 12 orë.

Por asfaltimi i rrugës dhe punimet janë kryer më herët dhe rruga tashmë është liruar për qarkullim të rregullt nga pjesëmarrësit në trafik./IndeksOnline

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]