fbpx

Lirohet pronari i auto sallonit “Alberti”, Skender Bajrami

nga Revista Kosovarja

Pronari i auto sallonit “Alberti”, Skender Bajrami, që u shoqërua para disa ditësh në Polici, gjatë aksionit policor që u zhvillua kundër fajdes është liruar. Kërkesa e Prokurorisë që t’i caktohet masa e paraburgimit është refuzuar nga gjyqtari i procedurës paraprake.

Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin avokati i Bajramit, Besnik Berisha, i cili tha se ky vendim është marrë sot nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Pronarët e auto salloneve dhe kompanive të tjera, që u arrestuan bashkë me bashkëpunëtorët e tyre kanë dalë sot para gjyqtarit të procedurës paraprake. Në këtë seancë është marrë vendim mbi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Përveç Bajramit që është liruar, Gjykata Themelore në Ferizaj e ka aprovuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 14 të dyshuarve të tjerë: Egzon Salihut, Besnik Salihut, Fadil Salihut, Ardi Saraqit, Shefik Rexhepit, Lindrit Haradinajt, Ramiz Ademit, Mujë Ademit, Kadri Gërbeshit, Ajvaz Muzaqit, Bashkim Osmanit, Bahri Abazit, Nexhmi Abazit dhe Shukri Haxhiut.

/GazetaSinjali/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]