fbpx

Livia i zbulon sekretin e radhës Mevlanit, e publikon në ‘instagram’

nga Revista Kosovarja

Historia e dashurisë mes Mevlanit dhe Livias mbetet ende në qendër të vëmendjes dhe vazhdon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale.

Edhe pse dyshja nuk kanë konfirmuar zyrtarisht një rikthim të mundshëm, duket se Mevlani vijon të shprehë ndjenjat dhe reflektimet pas ndarjes përmes projekteve muzikore, shkruan “Kosovarja”.

Së fundmi, pas publikimit të këngës së tij më të re me titull “Fati”, Livia ka zgjedhur të reagojë në mënyrë publike. Ajo ka postuar një foto nga shtrati, e shoqëruar me një mesazh që ka ngjallur kuriozitet dhe komente të shumta “Faleminderit për dedikimin e radhës, gjithmonë kënaqësi.”

Ky postim ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët janë ndarë, mes atyre që besojnë se ka ende ndjenja dhe të tjerëve që e shohin si një thumb të rafinuar ndaj Mevlanit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]