fbpx

Lladrovci: E “famshmja” Floralba Demaku është identifikuar, demaskuar dhe dënuar nga organet e drejtësisë

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka treguar se gjykata solli vendimin e formës së prerë me të cilin vërtetohet se personi që pretendonte të udhëheq me komunën e Drenasit ishte ideator i veprimeve dezinformuese.

Lladrovci ka shtuar se drejtësia triumfoi duke e dënuar kryesin e veprës penale.

Ndërsa ka shtuar se në ditëve në vazhdim, do të veprohet konform udhëzimit të Gjykatës dhe do të vazhdohet me padi për kompensimin e dëmeve për shpifjet dhe fyerjet e atyre që e kanë specialitet këtë veprimtari.

Postimi i plotë:

E “famshmja” Floralba Demaku, personi i fushatës zgjedhore të para dy viteve, është identifikuar, demaskuar dhe dënuar nga organet e drejtësisë.

Gjykata solli vendimin e formës së prerë me të cilin vërtetohet se personi që pretendonte të udhëheq me komunën e Drenasit, ishte ideator i veprimeve dezinformuese, person që i udhëzoi njerëzit e tij të afërt që të përdornin çdo metodë për të më sulmuar gjatë fushatës zgjedhore.

Drejtësia triumfoi duke e dënuar kryesin e veprës penale, njëkohësisht, duke zbuluar edhe shtytësin dhe ideatorin e veprës penale.

Dua të shpreh falënderim dhe vlerësim për qytetarët e komunës së Drenasit, të cilët nuk u ndikuan nga dezinformatat e kundërkandidatit tim, përkundër metodave të papranueshme gjatë fushatës zgjedhore.

Ditëve në vazhdim, do të veprohet konform udhëzimit të Gjykatës dhe do të vazhdohet me padi për kompensimin e dëmeve për shpifjet dhe fyerjet e atyre që e kanë specialitet këtë veprimtari.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]