fbpx

Lladrovci kujton Xhevën: Në këtë ditë lindi heroina dhe ideali i saj për liri

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar Xhevë Lladrovcin, gruan e Fehmi Lladrovcit.

Ai ka shkruar në Facebook se në këtë ditë lindi heroina dhe ideali i saj për liri.

“Nderim për Xhevën, Heroinën e lindur në Ditën e fëmijëve! Në ditën e fëmijëve, shënojmë ditëlindjen e heroinës së kombit, Xhevë Krasniqi Lladrovci, kujtojmë me nderim ditëlindjen e çlirimtares që dha jetën për liri. Në këtë ditë, lindi heroina Xhevë dhe ideali i saj për liri u bashkua me dëshirat për lirinë e fëmijëve të Kosovës dhe gjithë botës”.

“Jeta dhe vepra e Xhevës, janë shembull i shkëlqyer i historisë më të re të kombit, është histori për gjenerata e cila dëshmon vlerën dhe dashurinë e pamatshme për lirinë e atdheut. Përkushtimi dhe sakrifica e heroinës Xhevë Krasniqi Lladrovci, janë emblemë e lirisë dhe shtetit tonë, në këtë ditë dhe gjithmonë, do ta kujtojmë me nderim”, ka thënë ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]